Dark Mode Light Mode
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Limaj: Ata ju flasin për ekonomi, por kanë zgjedhur të jetojnë diku tjetër, ata thjesht s’besojnë në shtetin e Kosovës
Naser Sherifi: Ruajtja e Kosovës fillon me familjen dhe vlerat tradicionale

Limaj: Ata ju flasin për ekonomi, por kanë zgjedhur të jetojnë diku tjetër, ata thjesht s’besojnë në shtetin e Kosovës

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se duhet besuar në Kosovën dhe qytetarët e saj, në hapje të fushatës zgjedhore të koalicionit me AAK-në, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30.

Ai tha se pushtetarët aktual “nuk besojnë” dhe se nuk i besuan as ato që kishin premtuar.

“Ne duhet të besojmë në Kosovën tonë. Ne duhet të besojmë në shtetin tonë. Ne duhet të besojmë në qytetarin tonë. Ne kur besuam, fituam. Ne besuam në liri dhe ia arritëm. Ne besuam në projekte dhe realizuam. Ata që ju flasin sot dhe qeverisën për katër vite, ata nuk besojnë. Ata premtuan, a në fakt nuk besuan”, tha Limaj.

Advertisement

“Ata ju folën për një përmirësim të shëndetësisë, por familjet e tyre nuk i çojnë në atë shëndetësi. Ata ju folën për përmirësimin e arsimit, por familja e tyre nuk arsimohet këtu. Ata ju flasin për ekonominë, por kanë zgjedhur të jetojnë diku jashtë Kosovës. Ata thjesht nuk besojnë në shtetin e Kosovës, prandaj të bashkohemi rreth Kosovës fituese në numrin 137. Urime”, shtoi ai.

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × four =

Previous Post

Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin

Next Post

Naser Sherifi: Ruajtja e Kosovës fillon me familjen dhe vlerat tradicionale

Advertisement