Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi: Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (131), Memli Krasniqi, ka mbajtur një takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve të Lipjanit, Malishevës dhe Shtimes, duke theksuar rëndësinë e angazhimit dhe bashkëpunimit të palëkundur për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në fjalimin e tij, Memli Krasniqi theksoi se me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve, PDK po ecën drejt suksesit, duke u angazhuar për një të ardhme më të mirë për Kosovën. “Takim mobilizues me shtabet zgjedhore të degëve Lipjan, Malishevë dhe Shtime. Me angazhim, besim dhe mbështetje, po ecim drejt fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit. Bashkë, për Kosovë ma të mirë” tha ai.

Takimi ishte një mundësi për të forcuar angazhimin e shtabeve zgjedhore dhe për të intensifikuar përpjekjet për të siguruar mbështetje të gjerë në fushatën zgjedhore të PDK-së.

Advertisement

https://www.facebook.com/share/p/1BJtwi36BF/

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Daut Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, misioni që plotëson vizionin tonë

Next Post

Nisma Social Demokrate hap fushatën zyrtare më 12 Janar në Prishtinë

Advertisement