Dark Mode Light Mode

Sali Berisha sot përballë SPAK-ut

Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK për të tretën herë pas vënies nën hetim për privatizimin e klubit sportiv, Partizani në Tiranë.

Ndryshimi është se të hënën në orën 10:00, ai do të shkojë, jo më për t’u marrë në pyetje, por në bindje të urdhrit të gjykatës që i ka caktuar atij masën e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Apeli I GJJKO teksa shqyrtoi kërkesën e SPAK për rikthimin e Berishës sërish në arrest shtëpie, caktoi ndaj tij masën detyrim paraqitje.
Advertisement

Ky vendim e detyron kreun e PD të përballet dy herë në muaj me Prokurorinë, përkatësisht, të hënën e parë dhe të fundit të muajit.

Po nesër Sali Berisha do te presë vendimin e rëndësishëm, atë të vetë fatit të dosjes Partizani nëse do t’i nënshtrohet apo jo gjykimit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − eight =

Previous Post

Kurti në “The New York Times”: Për identitetin shqiptar, feja s’ka qenë asnjëherë parësore

Next Post

Asambleja e NATO-s: Prania e forcave në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve

Advertisement