Dark Mode Light Mode

Kurti i kërkon Bosnje e Hercegovinës që të lëviz me shpejtësi për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina që të ndjekin rrugën e Kosovës për respektimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që të sigurohet lëvizje e qytetarëve të dy shteteve vetëm më kartela të identitetit, pa pasur nevojë për viza.

Kurti ka thënë se Kosova ka vendosur që ta respektojë njëanshëm marrëveshjen duke iu mundësuar qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës hyrjen në Kosovë pa viza nga 1 janari 2025, dhe ka kërkuar që edhe Bosnja ta bëjë një gjë të tillë.

“Qeveria dje ka vendosur që në mënyrë të njëanshme të zbatohet Marrëveshja e Procesit të Berlinit për Lirinë e Lëvizjes me letërnjoftime, nga 1 janari 2025, e cila do të mundësojë udhëtimin pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës. Ne besojmë se kjo do të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Siç e përmenda në Sarajevë javën e kaluar, miqësia jonë është penguar prej kohësh nga kufizimet në lirinë e lëvizjes. Ne i bëjmë thirrje Bosnjës dhe Hercegovinës që të lëvizë me shpejtësi me ratifikimin e Marrëveshjes nga ana e tyre, duke siguruar përfitime reciproke për të dy qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − seven =

Previous Post

Deputetët e VV-së tregojnë se pse u lanë jashtë listës për deputetë Besnik Bislimi dhe Liburn Aliu

Next Post

PDK dorëzon në Kushtetuese 16 ligje, Tahiri i bindur se do të rrëzohen – kritika edhe për Konjufcën

Advertisement