Dark Mode Light Mode

Osmani udhëton për vizitë pune në Kolumbi

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kolumbi.

Në kuadër të vizitës së saj, ajo do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin e Republikës së Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe me presidentin e Senatit të Kolumbisë, Efraín Cepeda.

Gjatë kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Iniciativës për Parandalimin e Dhunës Seksuale, ku përpos që do të jetë folëse kryesore në ceremoninë hapëse të konferencës, do të jetë folëse edhe në panelin diskutues ku do të trajtohet çështja e fëmijëve të mbijetuar të dhunës seksuale në konflikt.

Advertisement

Në agjendën e saj do të jenë edhe një sërë takimesh me delegacione dhe pjesëmarrës të tjerë në këtë konferencë.

E para e shtetit të Kosovës gjatë vizitës në Kolumbi do ta bëjë inaugurimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bogota.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 − 11 =

Previous Post

Gazetari i BBC i tha se Serbia de facto e njeh Kosovën, Vuçiq nervozohet pak- Përmend bombardimet e NATO-s

Next Post

Ardita Sinani: Bletaria në Preshevë – Një mundësi unike e zhvillimit ekonomik 

Advertisement