Dark Mode Light Mode

Deputeti i VV’së: Nëse Prokuroria do të ishte e drejt s’do të duhej të merrej me aktakuza në kohë fushate

Halil Thaçi, deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, vlerëson se ende është herët për publikimin e listës zgjedhore të deputetëve.

Thaçi vlerëson se ndryshe nga opozita, VV’ja ka punë për të bërë, e jo, siç thotë ai, propagandë e gënjeshtra.

Sipas tij, lista e deputetëve do të publikohet sipas afateve.

Advertisement

“Ende është herët, jemi mazhorancë dhe kemi punë të tjera përveç fushatës e linçimeve që po i bëjnë opozita. Duhet me u marrë me punët e shtetit. VV do ta publikojë listën me rregull, por jemi duke punuar ende. Opozita po merret me gënjeshtra e propagandë ndryshe nga ne”, shprehet Thaçi.

Intervistimet e disa zyrtarëve të pushtetit nga Prokuroria, Thaçi i quan sinkronizim mes opozitës dhe këtij institucioni.

Tutje, deputeti i VV’së thotë se intervistimet në kohë fushate të Prokurorisë janë vegla të opozitës.

“Këto intervistime janë në kuadër të fushatës të opozitës. Është sinkronizim i madh në mes të Prokurorisë dhe opozitës. Nëse do ishte Prokuroria e drejtë në fushatë s’ishin merr me këtë çështje. Nuk duhet të jetë penalizim për deputet e ministër intervistimi në këtë kohë nga Prokuroria për listën e deputetëve”, tha Thaci.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × three =

Previous Post

Lajçak njofton se takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor

Next Post

Gazetari i BBC i tha se Serbia de facto e njeh Kosovën, Vuçiq nervozohet pak- Përmend bombardimet e NATO-s

Advertisement