Dark Mode Light Mode

Lajçak njofton se takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet në muajin dhjetor.

Ai në një postim në llogarinë e tij në facebook ka treguar se dy javët e fundit kanë qenë produktive vizita në Gjenevë, Tiranë dhe Paris.

“Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay dhe gjetkë, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi Dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në dhjetor. Pres me padurim periudhën e ardhshme”, shkruan ai.

Advertisement

Takimi i fundit në nivel kryenegociatorësh mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt në fund të tetorit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two + two =

Previous Post

Kryeparlamentarja Brnabiq e shan deputetin serb me nenë, ofendimi u filmua drejtpërdrejt në seancë

Next Post

Deputeti i VV’së: Nëse Prokuroria do të ishte e drejt s’do të duhej të merrej me aktakuza në kohë fushate

Advertisement