Dark Mode Light Mode

Abdixhiku: T’iu tregojmë si duket lufta hibride në kuti të votimeve

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se për 4 vjet të plota, qytetarët kanë vëzhguar se si premtimet e mëdha kthehen në fjalë të thata dhe se si ato humbasin peshën para humbjes së vet shpresës.

Në ‘Turneun e Ndryshimit’ në Fushë Kosovë, Abdixhiku tha se qytetarët e Kosovës, kanë halle e brenda për vendet e punës, për pagat e tyre, shkollat e spitalet.

“Për këto brenga ata nuk marrin ndihmën e shtetit. Për këto brenga ata dëgjojnë rrëfime qeveritare se si jeta e tyre e vështirë nuk është e vërtetë! Sepse Kosova, në sy të pushtetarëve, është në hov të paprecedentë!  E vërteta e rëndë e jetesës së zymtë kosovare është veçse një luftë hibride”, tha Abdixhiku, duke aluduar në deklaratën e zyrtarëve të partisë në pushtet.

Advertisement

“Le t’ua tregojmë këtë luftë hibride se si duket në kuti të votimeve!

Le ta shohin të vërtetën tuaj nga sytë e juaj më 9 shkurt”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku ka ripërsëritur sërish zotimin për rritjen e koeficinetit 150 euro qysh në javën e parë të qeverisjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × five =

Previous Post

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë

Next Post

Limaj e Haradinaj prezantojnë kandidatët për deputetë nga Kamenica: Jemi të vendosur t’i shërbejmë interesave të qytetarëve

Advertisement