Dark Mode Light Mode

Prokuroria konfirmon intervistimin e Rizvanollit: Po intervistohet si dëshmitare për një çështje që e kemi nën hetim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vet Prokuroria nëpërmjet një emaili dërguar Gazetës Express.

Nga kjo Prokurori kanë konfirmuar se Rizvanolli është intervistuar në cilësinë e dëshmitares.

Advertisement

Nuk janë dhënë detaje se për cilën çështje penale është intervistuar ministrja në fjalë. Ata kanë informuar se ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.

“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × one =

Previous Post

Mes liderëve botërorë, Edi Rama publikon fotografi nga samiti botëror për klimën në Azerbajxhan

Next Post

Marco Rubio për Sekretar të Shtetit, e thotë edhe ish-bashkëpuntori i Grenellit në Administratën Trump I

Advertisement