Dark Mode Light Mode

Deputeti i VV-së thotë se Ligji për Sigurime Shëndetësore së shpejti në Kuvend

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Burim Meta, thotë se Ligji për Sigurime Shëndetësore është në proces të ardhjes në Kuvend.

“Ligji është në proces të ardhjes në Kuvend për miratim, në Komision e kemi votuar për me ardh në seancë”, u shpreh Meta.

Më 28 gusht të 2024-tes, Qeveria e Kosovës pati miratuar Projektligjin për Sigurimin e detyrueshëm Shëndetësor, i cili duhej të dërgohet në Kuvend për aprovim.Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga miratimi, ky projektligj ende nuk është dërguar në Kuvendin e Kosovës.

Advertisement

Për herë të parë një Ligj për sigurime shëndetësore ishte miratuar në vitin 2007, por nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi për shkak se shefi i atëhershëm i UNMIK-ut nuk e nënshkroi atë. Një vit më vonë pas shpalljes së pavarësisë, ligji për sigurim shëndetësore u tërhoq për shkak të buxhetit. Ligji i ri për sigurime shëndetësore u miratua në vitin 2014, por nuk u zbatua.

Zbatimit të këtij ligji ishte parashikuar se do t’i paraprinte një periudhë prej gjashtë muajve, gjatë së cilës do të mblidheshin premiumet (fondet). Mbledhja e fondeve ishte paralajmëruar se do të niste që nga 1 korriku i vitit 2017.

Atëkohë, Qeveria e Kosovës i kishte ndarë 17 milionë euro, të cilat më pas ishin tërhequr për t’u orientuar në një destinacion tjetër, përkatësisht për pagesat e pensioneve për veteranët e luftës. /Frontonline

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × one =

Previous Post

Dita para zgjedhjeve në SHBA – Kandidatët përgatisin fjalimin e fundit për të fituar votuesit

Next Post

Një ditë para zgjedhjeve, Harris ka një paralajmërim për qytetarët amerikanë

Advertisement