Dark Mode Light Mode

KF Drenica me një lutje: Nëse nuk e ndihmoni dot futbollin, ju lutemi mos e pengoni

Me anë të një reagimi të tyrin në Facebook, edhe KF Drenica i është bashkangjitur klubeve të Kosovës duke kundërshtuar fuqishëm “analistët” nëpër studio televizive që po vjellin vrerë mbi futbollin vendor.

Reagim Publik!

KF Drenica shpreh keqardhje dhe indinjatën e thellë në lidhje me përmbajtjen dhe opionionet e shprehura nga disa opinionistë në emisione sportive, të cilët pa asnjë fakt dhe bazë, sulmojnë dhe njollosin të arriturat dhe punën e madhë që është bërë dhe po bëhet në futbollin kosovar.
Klubet kosovare, pa përjashtim janë duke bërë punë, angazhim dhe sakrificë të madhe në fuqizimin dhe progresin e futbollit të vendit tonë.
Deklarimet e tilla, pa ndonjë bazë, dëmtojnë rëndë reputacionin e futbollit në vendin tonë, dhe ndikojnë direkt në humbjen e besueshmërisë së investitoreve, donatorëve dhe sponsoreve të cilët investojnë paratë e familjeve të tyre, që të rinjët dhe fëmijët e vendit tonë të kenë mundësi të realizojne ëndrrat e tyre.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është shumë më tepër sesa një institucion sportiv – ajo përfaqëson aspiratat dhe krenarinë e një kombi të tërë. Në vetëm pak vite nga pranimi i saj ndërkombëtar, FFK ka treguar se futbolli kosovar ka potencial të jashtëzakonshëm për t’u përfaqësuar me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Andaj, të nderuar, si klub me traditë të gjatë i bashkohemi thirrjes dhe apelit, që nëse nuk keni mundësi për të ndihmuar sportin, at’here të paktën mos e pengoni atë!
KF Drenica

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 11 =

Previous Post

FC Ferizaj reagon: Ato që flisni nëpër studio televizive, nuk përkon me realitetin në futbollin kosovar

Next Post

KF Rilindja e ashpër me Baton Haxhiun: Për ty futbolli është mundësi shantazhi

Advertisement