Dark Mode Light Mode

Tensionohen marrëdhëniet mes Londrës dhe Romës

Vrasja e dy pengjeve në Nigeri ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Londrës dhe Romës. Bëhet fjalë për një shtetas britanik, Chris McManus dhe një shtetas italian, Franco Lamolinara, të cilët u ekzekutuan me nga një plumb në kokë të enjten, pasi ishin mbajtur peng për disa kohë.

Italianët janë zemëruar shumë me britanikët, për faktin se dy pengjet janë vrarë gjatë përpjekjes së trupave speciale britanike për t’i çliruar ata. Presidenti italian, Napolitano, e ka cilësuar sjelljen e britanikëve të papërgjegjshme, pasi ata nuk kanë njoftuar Romën për operacionin që kanë bërë, edhe pse një prej pengjeve ishte shtetas italian.

Kryeministri britanik ndërkohë, Dejvid Kameron, ka thënë se Roma ka pasur dijeni për këtë operacion, që rezultoi tragjik pasi pengjet u vranë. Por, Napolitano e mohon këtë gjë dhe tashmë kërkon sqarime nga britanikët.

Advertisement

Dy pengjet punonin për një kompani rikonstruksioni kur u morën peng në maj të 2011-s. Pengmarrësit dhe ekzekutuesit e tyre bëjnë pjesë në grupin islamik Boko Haram, që ka lidhje me Al Kaedën.(Tema)

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − 20 =

Previous Post

NË SERBI, CDO E DHJETA DIPLOMË E FALCIFIKUAR ?!

Next Post

Takim i Kryesisë së Degës së LDK së në Zvicër me Nënkryetaren e LDK së z. Teuta Sahatçija

Advertisement