Dark Mode Light Mode

Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 15 armë zjarri

Policia në Prishtinë javën e kaluar ka sekuestruar 15 armë zjarri.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë realizuar 150 urdhëresa të Gjykatës.

Vazhdojnë  aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës

Advertisement

​Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar  150 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 15 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.

Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4837 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × two =

Previous Post

Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve

Next Post

Shpërthim në qendër të Këlnit, po hetohet pista e terrorizmit

Advertisement