Dark Mode Light Mode

Abdixhiku: Kjo Qeveri s’do të mbahet mend për asnjë projekt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo qeveri është e paaftë për të menaxhuar me vendin.

Kreu i LDK-së, ka thënë se kryeministri dhe kjo qeveri nuk flasin për të ardhmen, por për të kaluarën.

Sipas tij, ai ka polarizuar skenën politike në vend, por edhe në rajon.

Advertisement

“Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shkojnë në Maqedoni të Veriut dhe në Turqi për t’u shëruar, derisa kësaj qeverie i teprojnë para, duke mos investuar në spitale. Ka shpërndarë miliona në lëmoshë dhe s’ka investuar në QKUK”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së kë thënë se kjo “me 12 miliardë euro buxhet, kjo qeveri s’do të mbahet mend për asnjë projekt”.

Kjo qeveri sipas tij, kë bërë temë kryesore Serbinë dhe jo mirëqenien e qytetarëve.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 5 =

Previous Post

"Vuçiq përbën kërcënim për sigurinë dhe demokracinë e tërë Ballkanit"

Next Post

Kurti beson se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE “pa parakushte të mëtejshme”

Advertisement