Dark Mode Light Mode

Tërmet i fuqishëm në Turqi – raportohet për dëme të mëdha materiale

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballësh të shkallës Rihter goditi veriun e Turqisë.
Epiqendra e tërmetit ishte në provincën e Tokatit në Detin e Zi, njoftoi agjencia turke përgjegjëse për reagimin ndaj fatkeqësive natyrore, AFAD.
Një ndërtesë dykatëshe dhe pesë hambarë janë dëmtuar, njoftoi agjencia.

Gjithashtu janë dëmtuar edhe minaret e disa xhamive, raporton televizioni shtetëror TRT.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për viktima të mundshme.

Advertisement

Kujtojmë se në shkurt të vitit 2023, dy tërmete të forta tronditën Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë, ku humbën jetën më shumë se 50 mijë njerëz.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + fourteen =

Previous Post

Haradinaj: Nëse qytetari do zhvillim ekonomik, e voton opozitën

Next Post

Kurti bisedon me nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, Zyra e Kryeministrit jep detaje

Advertisement