Dark Mode Light Mode

Haradinaj: Nëse qytetari do zhvillim ekonomik, e voton opozitën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse qytetari i Kosovës dëshiron zhvillim ekonomik e voton opozitën.

Ai ka thënë se qytetari e ka lehtë të votojë, duke e parë qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të arriturat e qeverive të kaluara, siç thotë ai.

“Besoj që qytetari i Kosovës e ka lehtë nëse dëshiron me vazhdu me mbet me u mashtru, voton VV-në. Nëse dëshiron zhvillim ekonomik, social, voton opozitën”.

Advertisement

“Unë besoj që zgjidhja është e lehtë për qytetarin. Unë dhe AAK-ja mburremi me disa gjëra në qeverisje si ushtria, Trepça, pavarësimi energjetik, edhe disa punë tjera ligji u pagave që u implementu por ka mbetur pezull. Ne mburremi me projektet ekonomike e infrastrukturore”, ka thënë Haradinaj

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two − one =

Previous Post

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Next Post

Tërmet i fuqishëm në Turqi – raportohet për dëme të mëdha materiale

Advertisement