Dark Mode Light Mode

Gërvalla e njofton, Kurti jep informacionin: Janë liruar të gjithë policët, përveç zëvendësdrejtorit Jankoviq

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar nga mbledhja e Qeverisë se janë liruart katër nga pesë zyrtarët policor po mbaheshin në Rashkë të Serbisë. Ai tha se ata janë liruar dhe se i ndaluar vazhdon të mbetet vetëm zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, shkruan Gazeta Express.

“Informacionet e fundit na njoftojnë që të gjithë policët e ndaluar të cilët I përmenda në fjalën time hyrëse tashmë janë liruar, përveç zëvendësdrejtorit  të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq. Pra zv.drejtori policisë vazhdon që të mbahet në burg në Serbi”, ka thënë Kurti.

Përveç Jankoviqit, dje u ndaluar edhe zyrtarët Sinisha Miliq, Zoran Marinkoviq, Boban Simeunoviq dhe Ramiz Ibrahimi.

Advertisement

Kurti tha se zyrtarët policorë ishin ndaluar në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, Dheu i Bardhë e Jarinjë, si dhe në një pikëkalim kufitar mes Serbisë dhe Kroacisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 + thirteen =

Previous Post

UEFA ia largon një skuadër Maqedonisë nga garat ndërkombëtare, Kosova qëndron shumë më mirë

Next Post

Ambasadori gjerman i drejtohet Serbisë: Të shtensionohet situata menjëherë

Advertisement