Dark Mode Light Mode

Tahiri për anëtarësimin e Kosovës në KiE: Shumica e vendeve dërmuese janë në anën tonë

Besnik Tahiri nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka thënë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se pas pak, Kosova do ta ketë edhe një betejë, atë të mos votimit të 16 amendamenteve, ku sipas tij, shumica janë të iniciuara nga delegacioni serb.

“Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërrmuese janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR”, ka shkruar Tahiri.

Advertisement

“Gjatë diskutimeve theksova se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × four =

Previous Post

Votimi për Kosovën në Asamblenë e KiE, Kuvendi i Kosovës del me një njoftim

Next Post

Pas vrasjes në Pejë, Haxhiu thërret në takim Sveçlen, Kryeprokurorin e Drejtorin e Policisë

Advertisement