Dark Mode Light Mode

Shpërthim në Prishtinë, dëmtohen gjashtë vetura

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen e njohur si të Universitetit në Prishtinë, ku gjashtë vetura janë dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci tha se bëhet fjalë për shpërthimin e një granate dore.

Rreth orës 07:00 është pranuar informata për një shpërthim në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit nga fragmentet e mjetit shpërthyes gjashtë vetura janë dëmtuar përderisa nuk raportohet për pasoja në njerëz”, theksoi ai.

Advertisement

Cak i sulmit me granatë dore dyshohet se ka qenë reperi Agron Abdullahu, i njohur me emrin e artit ‘Noga’

Borovci shtoi tutje se përgjatë kryerjes së ekzaminimit të vendngjarjes rruga është bllokuar për lëvizje ndërkaq njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese ka bërë pastrimin e terrenit.

“Rezultatet e para sugjerojnë që mjeti shpërthyes të ketë qenë granatë dore, ndërkohë që policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të tjera për ndriçimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, u shpreh ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × three =

Previous Post

Vuçiqi shpërthen ndaj QUINT-it: Turp për ju, me të gjitha ‘dredhitë’ e Kurtit, na thoni të shkojmë në referendum

Next Post

Të shtëna me armë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, vritet një grua

Advertisement