Dark Mode Light Mode
“Ministri i Mbrojtjes ishte trajnuar nga Agim Ramadani”
Berisha për VV-në: Nuk duhet t’i nënshtrohen shantazhit të Listës Serbe
Ulpiana – Vllaznia, ndeshje e kurdisur

Berisha për VV-në: Nuk duhet t’i nënshtrohen shantazhit të Listës Serbe

Si shantazh ndaj Qeverisë së Kosovës e ka parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, bojkotin e Listës Serbe në procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit, i cili është caktuar për 21 prill.

Berisha i ka kërkuar Qeverisë që të mos bie pre e këtij shantazhi të Listës Serbe.

“Kjo është një tendencë për të shantazhuar, shtrirjen e ligjshmërisë apo marrëveshjet që i ka arritur vetë kryeministri ën Bratislavë. Dhe tani Qeveria nuk duhet të lejojë të shantazhohet nga Lista Srpska. Dihet që është një mekanizëm i Beogradit. Një mekanizëm që në vazhdimësi ka provu me pengu procesin.

Advertisement

Vetë fakti i moszbatimit të  detyrimeve nga marrëveshje e Bratislavës. D.m.th. mbajtjen së referendumit, largimit për këtë  procedurën formale edhe pse për mua ka qenë diskriminuese për votuesit e e këtyre kryetarëve aktual. Të cilet nuk janë thirrur fare të nënshkruajnë atje listën për një referendum… po bëhet një precedent i rrezikshëm për vendin. Këtu tendenca ishte për të shtensionuar situatën”, ka thënë Berisha në “FIVE” të Dukagjinit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × one =

Previous Post

“Ministri i Mbrojtjes ishte trajnuar nga Agim Ramadani”

Next Post

Ulpiana – Vllaznia, ndeshje e kurdisur

Advertisement