Dark Mode Light Mode

Pas Vuçiq, Macron e pret me ceremoni shtetërore Ramën, takimi në Elysse nesër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur në Paris për një vizitë zyrtare dy ditore, ku nesër do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në Pallatin Elysse.

Vizita e Ramës vjen tri ditë pasi në Paris u prit Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Rama ka thënë se kjo vizitë është e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës

Advertisement

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën🇦🇱🤝🇫🇷:”, ka shkruar Rama, derisa ka publikuar edhe disa pamje nga arritja në Paris.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

Protestë para Bashkisë në Tiranë, qytetarët përplasen me policinë, hedhin edhe molotovë

Next Post

Zvicra rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë

Advertisement