Dark Mode Light Mode

Arrestohen dy persona në Pejë, dyshohen për “përgatitjen e një vrasjeje të rëndë”

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë nën dyshimin se në vitin e kaluar njëri nga të dyshuarit i kishte dhënë para tjetrit në mënyrë që ta kryente vrasjen e një burri.

Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.

Advertisement

“Pejë Tetor-Nëntor 2023 – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin e policisë.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 + 17 =

Previous Post

Sot mbahet takimi i radhës Bislimi – Petkoviq në Bruksel

Next Post

Vuçiq kërkon formimin e një ekipi për ta luftuar anëtarësimin e Kosovës në KiE

Advertisement