Dark Mode Light Mode

BE-ja u reagon drejtuesve të Republika Sërpska: Keni ngritur tensione

Visit of Dragan Čović, Member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, to the EC

Zyra e Bashkimit Evropian ka reaguar pas një ndërmarrjeje të Milorad Dodik, kreut të Republika Sërpska, lidhur me ligjin zgjedhor.

Sipas kësaj zyreje, me këtë veprim, drejtuesit e Republika Sërspak kanë zgjedhur që të ngritin tensione.

“Na vjen keq që kanë zgjedhur rritjen e tensioneve, përfshirë propozimin e një numri të veprimeve që minojnë rendin kushtetues të Bosnjës dhe Hercegovinës, funksionalitetin e institucioneve të saj dhe liritë fondamentale”, thuhet në qëndrimin e Bashkimit Evropian, transmeton KlanKosova.tv.

Advertisement

“Kjo zgjedhje jo vetëm që dëmton interesat e qytetarëve, por gjithashtu vepron si pengesë në rrugën e Bosnjës drejt BË-së. Drita jeshile e negociatave për pranim ka dëshmuar që dialogu në vend të eskalimit sjell rezultate. Nuk është shumë vonë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave”, përfundon qëndrimi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + 20 =

Previous Post

Qytetari serb: Djali im ka luftuar në Kosovë: Millosheviqi ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve Qytetari serb: Djali im ka luftuar në Kosovë: Millosheviqi ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve

Next Post

Kurti: Ende mungon pranimi i së vërtetës nga Serbia dhe drejtësia për krimet në Kosovë

Advertisement