Dark Mode Light Mode

Një i vrarë dhe një e plagosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Në mbrëmjen e së martës një person është vrarë edhe një tjetër është plagosur në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se Policia ka nisur veprimet operativo-hetimore.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.

Advertisement

Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes, si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × 5 =

Previous Post

Ekskluzive, Presidenti Ademi flet pas ndeshjes ndaj Hungarisë: Trajneri po i provon të gjithë futbollistët, po dëshmojmë se kemi kualitete

Next Post

Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

Advertisement