Dark Mode Light Mode

Vetura bie nga 10 metra lartësi, vdes një 70-vjeçar dhe lëndohet një 67-vjeçare në Prizren

Një burrë 70-vjeçar ka ndërruar jetë dhe një grua 67-vjeçare është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Prizren-Reçan.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi ka thënë se aksidenti ka ndodhur pasi shoferi ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lugun e lumit, ku vetura ka rënë nga lartësia rreth 10 metra.

Advertisement

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humb kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës, e godet anësoren dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra”, ka thënë Bytyqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

fifteen + one =

Previous Post

Pse duhet të agjëroni gjatë muajit të Ramazanit, dobitë shëndetësore që sjell tek organizmi i juaj

Next Post

Ndërpritet ndeshja Prishtina-Trepça

Advertisement