Dark Mode Light Mode

Lipjan: Gjendet një 70-vjeçar pa shenja jete në rrugë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete sot, më 03.03.2024, në Sllovi të Lipjanit.

Rreth orës 17:00 Policia është njoftuar se trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Advertisement

Sipas tij, viktima është një burrë i moshës 70-vjeçare.

Vdekjen e tij, sipas zëdhënësit të Policisë, e ka konstatuar mjeku, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia është duke i vazhduar hetimet rreth rastit, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 − one =

Previous Post

Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror të hendbollit

Next Post

Tragjike: Një fëmijë 2-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit, mjeku konstaton vdekjen

Advertisement