Kosova është e përfshirë në Grupin G, ku do të përballet me Belgjikën, Suedinë, Finlandën, Ukrainën, Irlandën Veriore, Uellsin dhe Ishujt Faroe.

Garat në formë online zhvillohen në periudhën prill-korrik, teksa kjo është një mundësi e mirë që Kosova të tregojë aftësitë e talenteve tona edhe në skenën ndërkombëtare të lojërave elektronike.

Advertisement

Presidenti Ademi ka shprehur bindjen e tij në talentin dhe potencialin e Uliks Polloshkës, i cili fitoi turneun përzgjedhës të përfaqësimit të vendit tonë, duke i uruar atij suksese dhe duke i ofruar mbështetjen e plotë në këtë rrugëtim. Ai vuri në pah rëndësinë e përfaqësimit të mirë të vendit në këtë event prestigjioz dhe shfaqi besimin se Uliks Polloshka do të japë më të mirën për Kosovën.