Dark Mode Light Mode

Lajçaku e Osmani takohen në Turqi, diskutojnë për zgjedhjet në veri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak është takuar me Presidenten, Vjosa Osmani në Turqi në kuadër të margjinave të ADF2024.

Këtë e ka bërë të ditur, vet Lajçaku përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.

Zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimi i fundit Kosovë-Serbi në Bruksel, kanë qenë temë diskutimi në mes të presidentes Osmani dhe emisarit Lajçak.

Advertisement

Në Twitter, Lajçaku e ka cilësuar të dobishme bisedën me Osmanin.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në dialog, në veçanti për zgjedhjet në veri të Kosovës dhe takimin e fundit që e mbajtëm në Bruksel”, ka shkruar ai.

Ditë më parë në Bruksel, Lajçaku u takua me përfaqësues financiarë të Kosovës dhe të Serbisë për të diskutuar për çështjen e Rregullores së Kosovës për paratë e gatshme, që përjashton dinarin serb.

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Forumi i sivjetëm do t’i zhvillojë punimet prej 1 deri më 3 mars.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 × four =

Previous Post

Rusia nuk e harron aksionin e 2019-tes, lëshon fletarrest për komandantin e ROSU-së, Besart Ahmeti

Next Post

Një burrë raporton se në një gropë të mbushur me ujë në Pejë është një trup njeriu, Policia nis hetimet

Advertisement