Dark Mode Light Mode

PDK: Qeveria Kurti ka dështuar në garantimin e sigurisë kombëtare

Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe aftësie në garantimin e sigurisë kombëtare dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbrojtjes.

Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se kjo Qeveri ka mangësi të konsiderueshme në të kuptuarit e partneriteteve strategjike, veçanërisht me SHBA-në.

“Qeveria ka dështuar vazhdimisht të përgjigjet në mënyrë efektive ndaj provokimeve dhe kërcënimeve serbe, t’i kundërvihet luftës hibride ruse dhe të menaxhojë çështjet e sigurisë së brendshme, duke përfshirë integrimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, rritjen e qëndrueshmërisë kombëtare dhe përmirësimin e menaxhimit të emergjencave dhe sistemeve të paralajmërimit të hershëm”, tha ajo.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × four =

Previous Post

Vritet një djalë 14 vjeçar në Maqedoninë e Veriut

Next Post

Osmani në Antalya: Kemi qenë viktimë e gjenocidit dhe prapë e zgjodhëm dialogun

Advertisement