Dark Mode Light Mode

Një person i armatosur i vërsulet KFOR-it në veri, arrestohet nga Policia e Kosovës

KFOR ka njoftuar për një incident që ka ndodhur sot në Mitrovicën Veriore, ku një person i dyshuar ka kanosur një patrullë të karabinierëve italianë në afërsi të Urës së Ibrit.

Sipas njoftimit, pjesëtarët e KFOR-it janë detyruar t’i nxjerrin armët si pasojë e agresivitetit nga i dyshuari, i cili tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj një patrulle të Karabinierëve të caktuar në Njësinë e Specializuar Shumëkombëshe të misionit #KFOR të udhëhequr nga NATO.

Advertisement

Personeli i #KFOR-it u sigurua, përdori armët dhe e urdhëroi atë të ndalonte sjelljen e tij agresive.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishme dy ekipe të Policisë së Kosovës. Ata rrethuan dhe arrestuan individin.“

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − nine =

Previous Post

Hovenier bën prerje të qartë: Jemi me popullin e Kosovës, s’do të thotë se secila qeveri merr mbështetje për çdo vendim

Next Post

Qe qysh Dejona Mihali i tregon deputetes së VV-së se si ta sulmojë analistin kosovar

Advertisement