Dark Mode Light Mode

Mbahet sot samiti për Ukrainën në Tiranë, kjo është agjenda

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Tiranë, ku sot do të pritet në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas këtij takimi, pritet të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve.

Ky takim sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 9:30 dhe do të përfundojë me firmosjen e një marrëveshjeje.

Advertisement

Ndërsa, në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet më pas samiti.

Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 Shkurt 2024)

09.00 – Presidenti Zelensky do të mikpritet nga kryeministri Rama në Kryeministri.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelensky.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

11.30 – Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur mbrëmë në Shqipëri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + 10 =

Previous Post

DASh-i thotë se bisedimet për rregulloren e BQK-së duhet të vazhdojnë me urgjencë

Next Post

Zelensky fjalë të mëdha për Edi Ramën

Advertisement