Dark Mode Light Mode

Roma e zyrtarizon trajnerin e ri, De Rossi

Daniele De Rossi është trajner i ri i Romës.

Klubi italian e zyrtarizoi pasardhësin e Jose Mourinhos pak minuta më parë pasi paraprakisht e shkarkoi trajnerin portugez.

Mediat italiane raportojnë se legjenda e Romës ka nënshkruar me klubin “Giallorossi” kontratë deri në verën e këtij viti me mundësi vazhdimi për një periudhë më afatgjate.

Advertisement

Roma me Jose Mourinhon u tregua e suksesshme duke e fituar Ligën e Konferencës para dy vjetësh, ndërsa vjet shkoi deri në finale të Ligës së Evropës.

Por, në këtë edicion gjërat nuk ecën mirë dhe humbja e fundjavës që shkoi nga Milani ishte fatale për “Special One”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

4 + three =

Previous Post

Walker: Kur të vdes, dua të varrosem në Kosovë

Next Post

A ndihmoi VV-ja pushtetin në Prishtinë për ndërrimin e pronave të ish-klientëve të Përparim Ramës?

Advertisement