Dark Mode Light Mode
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Presheva Jonë Presheva Jonë
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Bota e Yjeve
  • Opinione
  • Teknologji
  • Intervista
Marketing Marketing
Presheva Jonë Presheva Jonë
What are You Looking For?
Popular Searches
  • Aktuale
  • Bota
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Trending Now

Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026

  • Aktuale
  • Lajme
27 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

FFK-ja uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s

  • Sport
26 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

Mbappe mungon në ndeshjen e dytë kundër Benficas?

  • Sport
25 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0

Si u kapën 1 milion euro në kufi?

  • Aktuale
  • Lajme
25 Shkurt, 2026
bypresheva jone
0
Shala: Kosova nuk diti ta shfrytëzoj sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës
  • Lajme
  • Sport
Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit
Ditë e veçantë për futbollin në Kosovë: Lansohet strategjia për futbollin e grave dhe vajzave
Home Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit

Presidenti Ademi pritet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, flasin për stadiumin e qytetit

  • Lajme
  • Sport
27 Tetor, 2023
bypresheva jone
0

27 tetor, 2023 – Presidenti Agim Ademi është pritur sot nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorë. Temë qendrore e këtij takimi ishte prezantimi i projektit të stadiumit të Gjilanit, për të cilin do të fillojnë procedurat e prokurimit për ta shndërruar në stadium të kategorisë së 4 të UEFA-s. Në këtë projekt do të investohen edhe 15 milionë euro. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për investimet e federatës bashkërisht me komunën në regjionin e Gjilanit si dhe riorganizimin e këtij regjioni. Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe stadiumi i Kikës, punimet e të cilit do të përmbyllen së shpejti, si dhe për klubin dhe shkollën e futbollit të Dobërçanit. Ademi e Hyseni u dakorduan që në ditët e ardhshme ta nënshkruajnë një memorandum, ku drejtuesit e komunës u treguan të gatshëm që të ofrojnë parcelën dhe infrastrukturën bazike për federatën në mënyrë që bashkërisht të ndërtohen sa më shumë objekte sportive. Kreu i FFK-së e falënderoj kryetarin Hyseni për gatishmërinë e bashkëpunimit si dhe e përgëzoj atë për projektin e një stadiumi shumë të bukur, të cilin e quajti si perlë të qytetit. Ademi theksoi se një stadium i tillë i ka munguar derbit të madh të Anamoravës dhe njëherësh derbit më të madh të futbollit kosovar, por edhe në rajon. I pari i shtëpisë së futbollit kosovar uroi që projekti i stadiumit të qytetit në Gjilan të përfundojë sa më shpejtë dhe kësisoj t’i rikthehet nami dhe tradita e derbit, duke e mbushur stadiumin përplot me tifozët e të dyja skuadrave ‘Skifterat” dhe “Intelektualët”, spektakël i cili ka vite që po i mungon këtij qyteti. Ademi premtoi që FFK do të ndihmojë dhe do të investojë në komunitetin e futbollit në këtë regjion, i cili do të riorganizohet shumë shpejt. Gjatë këtij takimi presidenti Ademi ishte i shoqëruar nga legjenda e futbollit gjilanas, Muharrem Sahiti dhe administratori i LRF të Gjilanit, Armend Misini.

Advertisement
Advertisement
  • Lajme
  • Sport
27 Tetor, 2023
bypresheva jone
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four × five =

Previous Post

Shala: Kosova nuk diti ta shfrytëzoj sulmin terrorist mbi policinë e Kosovës

  • Lajme
26 Tetor, 2023
Next Post

Ditë e veçantë për futbollin në Kosovë: Lansohet strategjia për futbollin e grave dhe vajzave

  • Lajme
  • Sport
30 Tetor, 2023

Optika Lens

Follow UsFollow Us

Top News

  • Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026
    Aktuale
  • FFK-ja uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s
    Sport
  • Mbappe mungon në ndeshjen e dytë kundër Benficas?
    Sport
  • Si u kapën 1 milion euro në kufi?
    Aktuale
  • Ronaldo i tejkalon kufijtë edhe në moshën 41 vjeç: Nuk është sekret, është rutinë
    Sport
Advertisement
Advertisement

Recommended for You

Këshilli Komunal miraton thirrjen për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik për vitin 2026

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0

FFK-ja uron Gianni Infantinon për 10-vjetorin në krye të FIFA-s

  • Sport
bypresheva jone
0

Mbappe mungon në ndeshjen e dytë kundër Benficas?

  • Sport
bypresheva jone
0

Si u kapën 1 milion euro në kufi?

  • Aktuale
  • Lajme
bypresheva jone
0

Ronaldo i tejkalon kufijtë edhe në moshën 41 vjeç: Nuk është sekret, është rutinë

  • Sport
bypresheva jone
0

Prestianni zbulon fjalën ofenduese që ia tha Vinicius para se të shpërthente incidenti mes tyre

  • Sport
bypresheva jone
0

Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së dhe Iranit

  • Bota
bypresheva jone
0

CNN: Dhjetëra dokumente të FBI-së mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë të gruas që kishte akuzuar Trumpin

  • Bota
bypresheva jone
0
Presheva Jonë Presheva Jonë
Agjencia Kombëtare e Lajmeve ‘Presheva Jonë’, e themeluar më 28 nëntor 2010, është një medium i pavarur dhe i vetmi shqiptar në Luginën e Preshevës.
  • Bota e Yjeve
  • Intervista
  • Lajme
  • Aktuale
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Teknologji
Na Ndiqni
Facebook Twitter Youtube Instagram
  • Terms of Use
  • Privacy Policy
  • Marketing
© 2026 PreshevaJone. Website by Hostinkos.