Dark Mode Light Mode

Shpati Zekaj kalon në rrethin e dytë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Shpati Zekaj ka kaluar në rrethin e dytë të Grand Slamit të Abu Dhabit.

Garuesi kosovar e fitoi meçin e parë ndaj kazakut Islam Bozbayev në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Xhudisti pejan në rrethin e dytë do të ketë punë me garuesin e pavarur, Arman Adamian.

Advertisement

Zekaj synon të shkojë sa më larg në këtë garë njëjtë si shoku i tij i skuadrës, Akil Gjakova, i cili dje e fitoi medaljen e argjendtë.

Ndërkohë, Loriana Kuka u eliminua dje në xhiron e dytë.

Kosova po përfaqësohet me tre garues në Grand Slamin e Abu Dhabit 2023.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

four + nine =

Previous Post

Osmani para studentëve të Iowas: Serbia po dëshiron të nxisë luftë në rajon

Next Post

E përkrahu Palestinën përmes rrjeteve sociale, futbollisti suspendohet me 7 ndeshje

Advertisement