Dark Mode Light Mode

Skandali në Speciale: Prokuroria fton dëshmitar njeriun qe kishte probleme personale e jo me UÇK-në

Agim Idrizi, dëshmitari që Prokuroria e Specializuar e Hagës dërgoi kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  del se nuk ka pasur probleme me UÇK-në, por probleme pronësore dhe private me Enver Axhamin, që gjatë luftës duket se shkallnuan me kidnapimin e Idrizit nga Axhami, siç pretendon dëshmitari.

Siç duket, Idrizi ka shkuar në Hagë për të zgjidhur problemet pronësore dhe kjo duket se nuk inkriminon asnjë prej krerëve të UÇK-së që janë të akuzuar në këtë rast.

Avokati gjatë pyetjeve të tij konfirmoi disa herë deklaratat e mëhershme të Idrizit i cili edhe vet e konfirmonte se me UÇK-në s’kishte pasur problem, por telashet i kishte pasur me familjen Axhami, të cilat ishin mosmarrëveshje pronësore.

Advertisement

Biseda:

Avokati: A është e drejtë të themi se ju pas luftës keni thënë se UÇK e shkarkoi Enver Axhamin?

Agim Idrizi: Ka bë dëm të madh ai. A je tu e pa çfarë dami ka ba?

Avokati: Unë kisha probleme me këtë persona, dhe kjo ishte çështje private, jo shtetërore. Çka ke dashur të thuash me këtë?

Agim Idrizi: Kur më arrestoi ai mua, njo ma bojke ki punë me UÇKA.

Avokati: Ti e ke bërë të qartë, se s’ka të bëj me UÇK-në. Pra pajtohemi bashkë se s’kishte të bënte me UÇK-në. Avokati: Edhe në 2020-ën në pyetjen e prokurorit, a të kanë pyetur për të njëjtat çështje dhe të njëjtat gjëra ia ke thënë prokurorisë, pra ishin probleme toke? Në deklaratën tuaj keni thënë se “tane e kanë marrë vesh që ka qenë problem toke dhe asgjë tjetër.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × two =

Previous Post

Musliu: Rama sikurse Kurti, po i bllokon rrugët e kryeqytetit me do bagera e shirita

Next Post

Si baba dhe i biri, Behramët demotivojnë talentët shqiptarë për të luajtur për Kosovën. Eliot Bujupi iu jep leksione: Refuzon Gjermaninë për Kosovën!

Advertisement