Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi: Gjashtë nga tetë komunat e PDK-së lidere për transparencë buxhetore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Instituti GAP, i cili ka rendituar komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja si kampione për transparencë buxhetore.
“Gjashtë nga tetë komunat të cilat udhëhiqen nga PDK, janë renditur në krye të tabelës për transparencë buxhetore për vitin 2022, në raportin e publikuar sot nga Instituti GAP. Ky raport, i cili vlerëson transparencën buxhetore të komunave në Kosovë dhe i rendit ato në bazë të performancës, ka renditur të parën komunën e Drenasit, me 100 % të pikëve të grumbulluara, aq sa kanë edhe Mitrovica, Prizreni e Skenderaj”, ka shkruar Krasniqi.
Kryetari i PDK-së ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar me punën dhe përgjegjësinë të cilën po e tregojnë para qytetarëve dhe para ligjit, të gjithë Kryetarët e komunave të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, si edhe ekipet e tyre. “Transparencë dhe llogaridhënie, kjo është mënyra e vetme përpara – asgjë më pak!”, ka përfunduar Krasniqi.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × 1 =

Previous Post

Retkoceri, PDK: Të dorëhiqet narko-trafikanti i VV-së - Besnik Mujeci, të nisin menjëherë hetimet për Aferën “Droga”

Next Post

Këtë emër, e ka vetëm një person në Kosovë, cili është?!

Advertisement