Dark Mode Light Mode

Hoti i kërkon Izraelit të hapë Ambasadë dhe t’ia heq vizat Kosovës

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se po qëndron për vizitë në Izrael, ku është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Izrealit, të cilit i ka dorëzuar ftesën për vizitë në Prishtinë, gjatë tetorit.

Hoti ka njoftuar se në këtë takim ka kërkuar heqjen e regjimit të vizave mes dy vendeve në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të udhëtojnë lirshëm, kërkesë e cila ka thënë se “u mirëprit jashtëzakonisht mire”.

Përveç heqjes së vizave, Hoti ka kërkuar edhe që të hapet sa më parë ambasada izraelite në Prishtinë.


Ndryshe, Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës në shtator të vitit 2020, kur Hoti ishte kryeministër. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 − two =

Previous Post

Murphy: Vendimet në Prishtinë tani po i rrezikojnë pa nevojë trupat e NATO-s, nuk i përkrahim

Next Post

Vera po vjen, a keni vendos ku t'i bleni perdet dhe tepihët më të bukur? LuxTex në Gjilan është adresa

Advertisement