Dark Mode Light Mode

Kryediplomati grek pas vizitës në Kosovë flet me Lajçakun

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, ka biseduar përmes telefonit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati grek ka treguar për vizitën e fundit që të dielën e kishte në Prishtinë.

“Kam zhvilluar një bisedë telefonike sot me Miroslav Lajçakun  dhe e informova për vizitën time të fundit në #Prishtinë. Diskutim në kohë për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Beograd – Prishtinë”, ka shkruar ai.

Kryediplomati grek që kur e ka marrë detyrën e ka vizituar Kosovën gjashtë herë.

Advertisement

Greqia akoma nuk e ka njohur Kosovën, por dy shtetet kanë raporte diplomatike dhe tregtare. 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + eleven =

Previous Post

Kush ishte në të vërtetë Zoran Gjingjiqi, cili ishte qëndrimi i tij për Kosovën?

Next Post

Kurti flet për 15 modelet e ofruara për Asociacionin dhe pikturën e tij me luan në zyrën e Kadri Rrahimaj

Advertisement