Dark Mode Light Mode

Takimi Kurti-Vuçiq më 27 shkurt, BE publikon agjendën

Të hënën e 27 shkurtit kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë takimin e radhës në kuadër të dialogut, me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Palët do të takohen edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së ka bërë të ditur se Borrell do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00.

Advertisement

Këto takime do të pasohen nga një takim i përbashkët, ku do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Teksa pas përfundimit të këtyre takimeve do të ketë deklaratë për media nga Borrell, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + nineteen =

Previous Post

Gjykata Speciale bastisë banesën e Adil Behramajt, ish-këshilltarit të Thaçit

Next Post

Shefi i stafit të Kurtit: 14-vjeçarja serbe vdiq për shkak të propagandës që serbët s’duhet të marrin trajtim nga shqiptarët

Advertisement