Dark Mode Light Mode

Kurti e apostrofon Escobarin si njeriun kyç të dialogut: Kërkojani atij njohjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka polemizuar ashpër me opozitën, duke thënë se fjalët që ia thojnë atij që mos të pranojë marrëveshjen finale pa njohje reciproke, t’ia thonë këto fjalë edhe përfaqësuesit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Ju inkurajoj, qysh ashtu që jeni të vendosur se Kosova nuk duhet të pranojë marrëveshje pa njohjen reciproke në qendër, qysh m’i thoni mua – aman ja thoni kështu me të njëjtin zell edhe Escobarit, dhe jo vetëm mua. Kur e takoni Escobarin, paramendojeni se e keni përpara Kurtin dhe ja thoni këto fjalë. Shërbim më të madh Kosovës nuk mundeni me i bë”, ka thënë Kurti me ironi.

Kreu i ekzekutivit ka këmbëngulur se ka qenë transparent sa i përket planit evropian. U tha liderëve opozitarë se janë ftuar ta lexojnë planin dhe atë mund ta bëjnë çdo ditë, por sipas tij, rregullat e bisedimeve nuk e lejojnë që ai plan të dalë nga zyra e tij.

Advertisement

“Propozimi evropian për marrëveshje, nuk ka qenë merre ose leje. I kam pyetur emisarët a është ky propozim merre ose leje. Nëse nuk është, kam thënë është bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm. Sepse nuk më kanë thënë lëre ose merre. E kam thënë që e pranoj si platformë solide për me ecë përpara. Platforma është vendi prej nga nisesh, jo ku banon dikush. Si destinim, nuk është më ofruar. Është procesi negociator që i paraprin destinimit. Është kundër logjikës së negociatave”, ka shtuar Kurti.

Është pajtuar që të ketë seancë të jashtëzakonshme, ashtu siç kërkoi opozita, por ka thënë se në një ditë tjetër pasi sot Kuvendi, siç tha Kurti, ka disa pika të rëndësishme.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + fourteen =

Previous Post

Kurti: Marrëveshja s’është finale, s’e ka njohjen, Abdixhiku: Pranove marrëveshje bazë, pa njohje

Next Post

Ademi lavdron qeverinë: Nëse realizohet plani i MKRS-së, përfundimisht do të zgjidhet problemi i infrastrukturës në futboll

Advertisement