Dark Mode Light Mode

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, reagon Bashkimi Europian

Bashkimi Europian ka reaguar pas tërmetit shkatërrues me shkallë 7.8 rihter që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë, duke lënë mijëra të vdekur dhe të plagosur.

Në një postim në Twitter, përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në BE, Josep Borrell, shkruan se unioni është i gatshëm të ofrojë ndihmë për vendet që u goditën nga tërmeti.

“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm, duke marrë jetën e qindra njerëzve dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë”, shkruan Borrell.

Advertisement

Më shumë se 500 njerëz janë vrarë në dy vende pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore mëngjesin e sotëm. Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × 2 =

Previous Post

Krasniqi: Erdoganit dhe familjeve që kanë humbur më të dashurit, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta

Next Post

Kurti në AP kërkon nga Perëndimi të mos i bëhet presion Kosovës

Advertisement