Dark Mode Light Mode

Ronaldo e feston fitoren e parë përmes një postimi

Cristiano Ronaldo i është gëzuar fitores së parë në ligën arabe.

Ylli portugez me ekipin e tij Al-Nassr e mposhtën ekipin Al-Ettifaq me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores për ekipin e “CR7” e realizoi Anderton Ralisca në pjesën e parë me asistim të Abdulmajeed Al Sulaiheem, shkruan “Gazeta Express”.

Advertisement

Edhe pse nuk ia doli të linte gjurmë në këtë takim, 38 vjeçari u ndie i lumtur që skuadra e tij fitoi, ndërsa i falënderoi edhe tifozët për përkrahjen që ia dhanë ekipit.

“Loja e parë, fitorja e parë, punë e mbarë djelmosha. I falënderojmë të gjithë tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.

Ronaldo luajti gjatë tërë ndeshjes, ndërsa do ta kërkojë golin e parë në ekipin e ri në një ndeshje zyrtare vetëm në duelin e radhës.

Al-Nassr prin në tabelën e Ligës Profesionale Saudite me 33 pikë të grumbulluara.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 − 3 =

Previous Post

Lampard pritet të shkarkohet brenda 24 orësh

Next Post

Real Madridi shënon fitore të pastër ndaj Bilbaos, mban hapin me Barcelonën në krye të tabelës

Advertisement