Dark Mode Light Mode

Thaçi: Situata në veri ishte një leksion i mirë për qeverinë e VV-në

Analisti Jusuf Thaçi ka deklaruar në Pressing të T7 se situata në veri, është një leksion i mirë për Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Express.

Ai ka thënë se më situatën atje, Qeveria e ka kuptuar se veriu s’është çështje policore.

“Po besoj që ky është një leksion i mirë për Qeverinë, sepse realisht vetëm Qeveria e Vetëvendosjes nuk është ballafaquar realisht me problemin e veriut asnjëherë, për shkak se ka qenë në opozitë, dnmth më herët. Po shpresoj që është leksion në kuptimin që tashmë është e qartë që veriu nuk është çështje policore sepse na e dimë që Policia e Kosovës ka mjaftueshëm kapacitete profesionale e infrastukturore për me i ndalë barrikadat atje ose me i largu barrikadat atje, mirëpo kjo nuk ndodhi sepse çështja e veriut është më shumë sesa çështje e forcave të brendshme. Për fatin tonë të keq, ky është realiteti”, ka thënë Thaçi.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 2 =

Previous Post

Haziri: Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos, partnerët e normalizuan situatën me diplomaci e durim

Next Post

20 ditë bllokadë, hiqen barrikadat nga serbët

Advertisement