Me aprovimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, filloi largimi i automjeteve të vendosura me 10 dhjetor. Kamionë, autobusë e mjete tjera të rënda u larguan një nga një për të liruar, më në fund, për qarkullim rrugët në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Pas 20 ditëve nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, bllokadës i erdhi fundi.

Pak a shumë serbët e dinin se këto do qëndronin gjatë, për këtë arsye ndezja e kamionëve s’ishte e mundur të bëhej normalisht.

Kështu me aprovimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, filloi largimi i automjeteve të vendosura me 10 dhjetor.

Kamionë, autobusë e mjete tjera të rënda po largoheshin një nga një për të liruar më në fund për qarkullim rrugët në fshatin Rudarë të Zveçanit.

Ky akt që do mundëson lirinë e lëvizjes, po vëzhgohej nga misioni i NATO-s në Kosovë që e ka detyrë ta sigurojë atë.

Mirëpo këta pjesëtarë të KFOR-it nuk ishin të vetmit që ishin të interesuar.

Me maskë e në distancë, nga shtëpia dikush po e xhironte krejt këtë që ndodhi të enjten në veri të Kosovës.

Pas shumë orëve, u larguan të gjitha barrikadat që ishin të vendosura në Mitrovicën e Veriut dhe rrugëve kryesore në fshatrat e veriut.

Ky veprim ndodhi pasi serbët lokalë e morën lajmin e lirimit nga paraburgimi të ish-policit serb Dejan Pantiq, i dyshuar për terrorizëm.

SHPËRNDAJE