Dark Mode Light Mode

O’Brien: Duhet ndërhyrje serioze e SHBA-së për ta kthyer në binarë dialogun Kosovë-Serbi

Robert O’Brien, ish-këshilltari për Siguri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Administratës së presidentit Donald Trump ka komentuar situatën e fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

O’Brien teksa ka shpërndarë një qëndrim të Richard Grenell ka thënë se duhet ndërhyrje serioze e SHBA-së që dialogu të kthehet në binarë.

Ai gjithashtu ka thënë se kur flet një ish-emsiar presidencial si Grenell për procesin e dialogut Kosovë-Serbi atëherë duhet ta marrin parasysh.

“Kur ish i dërguari special për negociatat Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell flet për këtë çështje, politikëbërësit duhet ta marrin parasysh. Kërkohet ndërhyrje serioze e ShBA-së për ta kthyer në binarë këtë proces paqeje”, ka shkruar O’Brien në Twitter.

Advertisement

 

 

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

10 + 17 =

Previous Post

Borell thotë se plani ‘franko gjerman” tani e ka mbështetjen e 27 vendeve anëtare

Next Post

Serbët i vranë gjyshin më 18 dhjetor, Modric synon finalen për të: Nga lart bën tifo për mua

Advertisement