Dark Mode Light Mode

“Dardanët” do të grumbullohen sot për t’u bërë gati për dy miqësoret e nëntorit

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për t’u bërë gati për dy miqësoret e nëntorit.

“Dardanët” do të përballen me Armeninë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe më 19 të këtij muaji.

Verdhekaltrit do të grumbullohen sot dhe stërvitjen e parë do ta zhvillojnë nga ora 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan “Gazeta Express”.

Advertisement

Selektori Alain Giresse për këto dy miqësore, që do të luhen në kryeqytet, ka ftuar kryesisht lojtarë potencialë për të qenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen, duke i lënë kështu të lirë lojtarët kryesorë të tij.

Kjo do të jetë një mundësi ideale për trajnerin francez për ta parë nga afër kualitetin e disa lojtarëve, të cilët në të ardhmen mund të bëhen të rëndësishëm për “Dardanët”.

Kosova do të ushtrojë sot e nesër, ndërsa të mërkurën do t’i presë armenët, e më pas të shtunën Ishujt Faroe.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 4 =

Previous Post

​Refuzimi serb dhe zhvillimet në veri, kështu pritet të vazhdojë plani franko-gjerman për dialogun

Next Post

Ronaldo: Nuk e di përse me kritikon Rooney, ndoshta ma ka zili që luaj ende dhe që jam më i hjeshëm

Advertisement