Dark Mode Light Mode

Shkupi e mëson kundërshtarin për raundin e tretë në Ligën e Evropës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Shkupi garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare nuk ia doli të eliminoi Dinamo Zagrebin, pasi pësoi humbje në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Todor Proeski” përfundoi me rezultatin 0:1, teksa kroatët kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 2:3,  shkruan Gazeta Express.

Advertisement

Kampionët e Maqedonisë së Veriut tani kanë mësuar edhe kundërshtarin për në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Shkupi në raundin e tretë të kësaj gare do të përballet me skuadrën irlandeze, Shamrock Rovers, që u eliminua sonte nga Ludogoretsi me rezultatin e përgjithshëm 2:4.

Ndeshjet e raundit të tretë do të zhvillohen më 4 dhe 11 gusht.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

15 + ten =

Previous Post

Berisha zotohet publikisht: I them lamtumirë politikës nëse më del një fakt kundër meje

Next Post

Presidenti i Atletico Madridit e konfirmon se klubi spanjoll nuk ka shprehur interesim për Ronaldon

Advertisement