Dark Mode Light Mode

I pari i Mitrovicës z. Hamza e pret në takim të parin e FFK-së, z. Ademi

Gjate dites se sotme, kreu i FFK-se, z. Agim Ademi i ka shkuar ne takim te parit te Komunes se Mitroves z. Bedri Hamza me te cilin kane biseduar per te ardhmen e futbollit si dhe format e mundshme te bashkepunimit.

Ja postimi i plote i z. Ademi:

Sot së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Xhelal Broja dhe kryetarin e LRF të Mitrovicës, Bardhec Seferi ishim për vizitë në Komunën e Mitrovicës, ku u pritëm nga kryetari, Bedri Hamza dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Advertisement

Me kryetarin Hamza diskutuam rreth bashkëpunimit ndërinstitucional dhe investimit në projekte të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të mëtejmë të infrastrukturës së futbollit në qytetin e minatorëve.

U dakorduam që së shpejti të finalizojmë marrëveshjen për realizimin e projektit për ndërtimin e dy fushave të futbollit – njëra për nevojat e LRF të Mitrovicës dhe tjetra për të rinjtë e këtij qyteti.

#BashkëPërFutbollin

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 − 1 =

Previous Post

Syla-Ramabajës: Pse po e mbron Berishën që ta ka botu librin në Slloveni

Next Post

Lajm fantastik për futbollin kosovarë, kjo sonte po ndodhë për herë të pare

Advertisement