Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi bashkëbisedon me presidentin Infantino

8 shkurt, 2022 – Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku po ndjek nga afër ndeshjet e Kupës së Botës për klube, ka bashkëbiseduar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet e futbollit kosovar dhe projektet e realizuara nga FFK. Presidenti Ademi e falënderoi kreun e FIFA-s për mbëshetjen e vazhdueshme dhe simpatinë që ka treguar ndaj futbollit kosovar. Ata së bashku ndoqën ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube ndërmjet Palmeirasit dhe Al Ahly. Në fakt, Infantino që nga koha kur Kosova u pranua në FIFA ka pasur një relacion shumë të mirë dhe të afërt me FFK-në dhe me presidentin Ademi, gjë të cilën e dëshmon edhe përkrahja e tij e vazhdueshme dhe respekti ndaj tij, pasi nuk ka asnjë ngjarje apo event të cilin e organizon FIFA, e në të cilin nuk ftohet kreu i FFK-së nga presidenti Infantino.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =

Previous Post

Gjermania i thotë Ukrainës “mund të llogaritni në ne”

Next Post

Pse bizneseve s’iu shtrenjtua rryma? Kurti: Kështu i ruajmë edhe qytetarët, edhe bizneset

Advertisement