Dark Mode Light Mode

Presidenti Ademi takon homologun e tij kamerunas, i cili njëherit ështe edhe legjendë e Barcelonës

Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi ka takuar ish-sulmuesin e gjigandit katalunas, kamerunasin Samuel Eto’o, i cili ditë më parë vendi i tij ia besoj detyrën e të parit të federatës.

Në takim për të cilin përmes facebook ka njoftuar vetë presidenti Ademi, është biseduar për të arriturat e vendeve rrespektive në futbolli, por edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy federatave.

Advertisement

Kujtojmë se z. Ademi në Doha ndodhet me ftesën e presidentit të FIFA-së, z. Infantino ku po përcjellë finalen e kulës së Arabisë atje.

Postimi i plotë i z. Ademi:

Sot në Doha të Katarit pata kënaqësinë ta takoj legjendën e futbollit kamerunas, Samuel Eto’o. Me këtë rast e përgëzova atë për zgjedhjen e tij si president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, duke i uruar rrugëtim të suksesshëm në krye të këtij institucioni. Po ashtu, u dakorduam që në të ardhmen të kemi bashkëpunime ndërmjet dy federatave tona. Në Doha po qëndrojmë me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Bin Ahmed Al-Thani për ndeshjen finale të FIFA Arab Cup, ndërmjet Algjerisë dhe Tunizisë.

 

 

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 4 =

Previous Post

Marrëveshje UEFA-CONMEBOL kundër FIFA-s, riformatohet Liga e Kombeve

Next Post

Presidenti Ademi uron Toni Kukën dhe Distria Krasniqin, po na bëni krenarë!

Advertisement